Home Business / Technology Meta do të bëjë ‘blur’ imazhet nudo në DM të Instagram për moshën nën 18 vjeç
Meta do të bëjë ‘blur’ imazhet nudo në DM të Instagram për moshën nën 18 vjeç
0

Meta do të bëjë ‘blur’ imazhet nudo në DM të Instagram për moshën nën 18 vjeç

0
0

Meta ka njoftuar një veçori të re të mbrojtjes nga lakuriqësia në Instagram që do të bëjë blur çdo imazh që përmban përmbajtje nudo që u dërgohet përdoruesve nën moshën 18 vjeç.

Në një njoftim Meta tha se po prezanton një sërë masash të reja që synojnë të vështirësojnë ndërveprimin e mashtruesve dhe kriminelëve të mundshëm me adoleshentët, veçanërisht me qëllimin e zhvatjes dhe shantazhit pas marrjes së pozave nudo.

“Ndërsa njerëzit përdorin në masë dërrmuese DM për të ndarë atë që duan me miqtë e tyre, familjen ose krijuesit e preferuar, mashtruesit e seksit mund të përdorin gjithashtu mesazhe private për të ndarë ose kërkuar imazhe intime”, shkroi kompania mëmë në Instagram.

Për të ndihmuar në adresimin e kësaj, Meta tha se së shpejti do të fillojë testimin e veçorisë së re të mbrojtjes së lakuriqësisë në DM-të e Instagramit ku do të bëjë blur çdo imazh që zbulohet se përmban lakuriqësi. Objektivi është të inkurajohen njerëzit “të mendojnë dy herë” përpara se të dërgojnë imazhe nudo.

“Kjo veçori është krijuar jo vetëm për të mbrojtur njerëzit nga shikimi i lakuriqësisë së padëshiruar në DM-të e tyre, por edhe për t’i mbrojtur ata nga mashtruesit që mund të dërgojnë imazhe nudo për të mashtruar njerëzit që të dërgojnë imazhet e tyre në këmbim,” shtoi Meta.

Funksioni do të aktivizohet si parazgjedhje për të gjithë përdoruesit e Instagramit nën moshën 18 vjeç dhe një njoftim do të inkurajojë gjithashtu të rriturit ta aktivizojnë atë. Kur aktivizohet, mbrojtja nga lakuriqësia do të sigurojë që njerëzit që dërgojnë imazhe nudo do të shohin një mesazh që u kujton atyre të jenë “të kujdesshëm” kur dërgojnë foto të ndjeshme.

Kur dikush merr një imazh që përmban lakuriqësi, ai do të bëhet blur  automatikisht.

Linku: https://www.siliconrepublic.com/business/meta-instagram-nudity-protection-blur-photos-images-sextortion

Burimi i fotos:pexele.com

tags: