Home Sport Pas fitores së Topit të Artë, Lionel Messi bën reagimin e papritur ndaj partneres
Pas fitores së Topit të Artë, Lionel Messi bën reagimin e papritur ndaj partneres
0

Pas fitores së Topit të Artë, Lionel Messi bën reagimin e papritur ndaj partneres

0
0

Teksa e gjithë bota e kishte mendjen tek suksesi i Lionel Messit ai e kishte vëmendjen tek partnerja e tij. Video e fundit e tregon më së miri reagimin e tij.

Lionel Messi është cilësuar si një “mbret” dhe “një zotëri absolut” pasi u shfaqën pamjet e tij duke mbrojtur gruan e tij gjatë ceremonisë së Topit të Artë në Paris të hënën.

Sulmuesi i Paris Saint Germain siguroi një fitore rekord të shtatë të Topit të Artë, duke lënë pas Robert Lewandowski të Bayern Munich dhe Jorginho të Chelsea.

Më herët në mbrëmje, 34-vjeçari mbërriti me gruan e tij Antonella dhe tre djemtë e tyre, Thiago, Mateo dhe Ciro.

Gjatë rrugës për në ceremoni, familja pozoi për disa foto përpara se një drejtor i France Football t’i kërkonte Antonellës dhe djemve të largohen, në mënyrë që fotografët të mund të fotografonin vetëm Messin.

Por superylli argjentinas refuzoi dhe i kërkon gruas së tij të kthehet dhe të qëndrojë në krah të tij.

Linku: https://twitter.com/i/status/1465521808266907650

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/leonelmessiofficiall/