Efi ka qënë një nga banoret më të pëlqyera brenda shtëpisë së famshme.
Edhe pse eksperienca e saj në BBV ishte e shkurtër ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.
Efi nuk ngurron të ndajë me ndjekësit e saj opinionet e saj lidhur me ngjarjet dhe lojën e personazheve brenda Big Brother.
Përmes disa videove në InstaStory, ajo ka komentuar situatën e tensionuar mes Luizit dhe Kiarës.
Sipas saj gjendja e moderatores është rënduar pasi ajo dëshironte të fitonte garën dhe Luizi nuk ia mundësoi këtë.
Efi u shpreh se e gjithë situata mund të rregullohej nga Kiara vetëm përmes një fjale që ajo mund t’i ishte drejtuar këngëtarit.
“Ajo nuk donte ta bënte këtë gjë që do të thotë se e kishte akoma mendjen tek loja.
Nëse ti e ke mendjen tek loja do të thotë që ndjesitë e tua, mërzitja jote, ankthi jot që supozohet ju shkaktua, atëherë do harrohej. Do harrohej loja.
Pasi u prish loja, reagimi i saj i parë ishte nuk më le një herë të luaj dhe të fitoj. Nuk e kapi Luizin dhe t’i thoshte shiko ky veprimi që ti bëre më lëndoi. Edhe Luizi atë moment e mori si çështje loje dhe ajo thjesht po acarohet për lojën.
Për mua Kiara u acarua vetëm për faktin që nuk fitoi. I erdhi inat që humbi, këtë përjetoi ajo”, ishin disa nga fjalët e Efit.
Linku: https://www.instagram.com/stories/efi.dhedhes/3048400417330410126/
Buirmi i fotos: https://www.instagram.com/p/Clq7qhTIQwl/?utm_source=ig_web_copy_link