Home ShowBiz Nuk fshihen më, Evi Reçi dhe Kledi Hysa pranojnë hapur dashurinë e tyre
Nuk fshihen më, Evi Reçi dhe Kledi Hysa pranojnë hapur dashurinë e tyre
0

Nuk fshihen më, Evi Reçi dhe Kledi Hysa pranojnë hapur dashurinë e tyre

0
0

Para disa kohësh kudo në mediat rozë ka qarkulluar lajme për një dashuri të mundshme mes Evi Reçit dhe Kledi Hysës.

Shkak janë bërë daljet me njeri-tjetrin, mirëpo dyshja e njohur asnjëherë nuk e ka pranuar hapur romancën e tyre.

Së fundmi ata kanë vendosur që të mos fshihen më, por ta bëjnë publike dashurinë duke dhënë një intervistë për revistën “Who”.

Pyetjes se si janë njohur Evi iu përgjigj duke zbuluar se shkëndijat e dashurisë ata i kanë patur gjatë njohjes.

“Rrëfimi ynë ndoshta nuk është ai i një historie klasiko-romantike, por një histori që shkëndijat i pati gjatë rrugës, një histori e sinqertë. Por nëse i përgjigjemi pyetjes së shkëndijave, ato nisën gjatë rrugës së njohjes. Ai më njihte si këngëtare dhe unë e kisha parë pak te “BBV”, (nuk e ndiqnim njëri-tjetrin në rrjetet sociale), dhe vetëm kaq”, është shprehur Evi.

“I besoni fatit, rastësisë, apo ndonjë personi që tani kërkon ato “këpucët e kuqe” sa herë iu sheh bashkë?”, ka qënë një nga pyetjet e intervistës.

“Të trija këto bashkëveprojnë, kur universi dëshiron që të ndodhë diçka e bukur. Në fakt këpucët e kuqe i takojnë dy personave shumë të dashur për ne, që në vetvete nuk patën qëllimi të na njihnin me njëri-tjetrin. I pari është Eraldo Rexho, i cili organzoi festën në dhjetor “A December to Remember” dhe siç ndodh në eventet e Eraldos ku mbledh miqtë, ishim të dy të pranishëm. Kledi erdhi me Adisin dhe unë me Arjola Shehun. Kësaj të fundit i takojnë gjithashtu këpucë të kuqe, pasi disa javë më parë Kledi ishte i ftuar në emisionin e saj dhe teksa të dy u përshëndetën, më prezantoi mua me Kledin. Mbrëmja na mblodhi të katërve në një tavolinë ku na bashkuan bisedat për “BBV”, televizionin, muzikën dhe jetën. Kemi qeshur shumë e kemi kërcyer të gjithë bashkë. Atë natë Kledi më bëri “Follow” në “Instagram”, por nuk folëm menjëherë. Ndaj mos mungoni asnjëherë në festat e Eraldos”, ka zbuluar Evi.

Linku: Revista Who

Burimi i fotos: Revista Who