Romanca e Luizit dhe Kiarës ka qënë kryefjala e këtij edicioni të “Big Brother VIP”.
Dyshja e njohur i ka rezistuar çdo sfide brenda shtëpisë së famshme.
Mirëpo së fundmi një video po qarkullon në rrjet ku dëgjohet Luizi nga dhoma e rrëfimit që shprehet se do t’i jap fund romancës me Kiarën.
Por nga biseda duket se kjo është thjesht një lojë për moderatoren, pasi në fund Luizi lë të nënkuptohet se po organizon një propozim për martesë për Kiarën.
“Do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte ose ta pranonte që i ka ardhur fundi tani, kjo lidhje nuk ecën më, ishte e bukur sa zgjati dhe le të mbyllet këtu.
Çdo gjë e ka një fillim dhe një fund, do kemi kujtime të bukura. Kam lojën shumë më të rëndësishme, për hir të vërtetës nuk e shoh Kiarën në planet e mia për të ardhmen.
Besoj me aq sa e kemi respektuar njëri-tjetrin uroj të më kuptojë dhe pse jo të mbesim shokë të mirë edhe jashtë tek e fundit. Nuk e kam pasur për qëllim t’i bëj gjë të keqe, përveçse të kaloj mirë me të”, dëgjohet ai gjatë bisedës në dhomën e rrëfimit.
Linku: https://www.tiktok.com/@king.cobra666/video/7224375571566955781
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdZAN3RKVLT/?utm_source=ig_web_copy_link