Home ShowBiz U tha se do të largohej nga Klani, ja kush do t’ja zërë vendin Ermal Mamaqit
U tha se do të largohej nga Klani, ja kush do t’ja zërë vendin Ermal Mamaqit
0

U tha se do të largohej nga Klani, ja kush do t’ja zërë vendin Ermal Mamaqit

0
0

Muajt e verës kthehen në merkato për emrat e njohur të televizioneve shqiptare, të cilët lëvizin në media të ndryshme.

Një ndër personazhet më të njohur në mediat shqiptare, Ermal Mamaqi është përfolur se do të largohet nga televizioni Klan, megjithëse aktori ende nuk e ka konfirmuar.

Së fundmi, ‘Indexonline’ shkruan se aktori i humorit Bes Kallaku bashkë me Olsi Bylykun, do të zënë vendin e Ermal Mamaqit në Tv Klan të shtunave mbrëma, ndonëse nuk bëhen me dije detaje të programit që dyshja do të moderojë.

Por duket se surpriza e këtij lajmi është emri i Marina Vjollcës që do t’i bashkohet dyshes në këtë program.

Marina Vjollca kthehet në televizion pas rreth dy vitesh mungesë, këtë e ka konfirmuar dhe vetë ajo së fundmi me një komnet në Instagram.:

“Isha në punë o shpirt, tani u ndërrova dhe bëra foto. Më ka marrë malli o dashni”.-shkruante Marina.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BykbvBtBjAwSDPElpAragoWLZHUwZlwd-qnV7U0/