Home ShowBiz Shtatëzanë në muajin e nëntë, modelja shqiptare infektohet me COVID-19
Shtatëzanë në muajin e nëntë, modelja shqiptare infektohet me COVID-19
0

Shtatëzanë në muajin e nëntë, modelja shqiptare infektohet me COVID-19

0
0

Modelja e njohur Greiss Petroviç do të bëhet shumë shpejt nënë për herë të dytë.

Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku ka folur lidhur me shtatëzaninë e dytë dhe një set shumë të këndshëm fotografik që ka realizuar së fundmi së bashku me të bijën dhe bashkëshortin.

Modelja ka treguar gjithashtu gjatë intervistës me skype se fatkeqësisht në ditët e fundit të shtatëzanisë rezultoi gjithashtu pozitive me COVID-19 dhe aktualisht është në ditën e 8 të sëmundjes.

Ajo tha se fatmirësisht po e kalon mirë dhe me një temperaturë të përballueshme, ndërsa shpjegon se të gjithë në familje janë prekur nga COVID dhe se bashkëshorti ishte i pari që u prek.

https://www.youtube.com/watch?v=uJA8G4K7aO4

Link: https://www.youtube.com/watch?v=uJA8G4K7aO4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFKeec2jQKh/