Home Aktualitet Arti në zi! Ndahet nga jeta legjenda e aktrimit
Arti në zi! Ndahet nga jeta legjenda e aktrimit
0

Arti në zi! Ndahet nga jeta legjenda e aktrimit

0
0

Një nga legjendat e Hollivudit Norman Lloyd është ndarë nga jeta në moshën 106 vjeçare.

Norman Lloyd, i lindur në 1914, filloi të interpretojë me projektin  ‘Federal të Teatrit’, pjesë e marrëveshjes së re të Presidentit Franklin Roosevelt në vitet 1930.

Lloyd njihet si një ndër aktorët më të vjetër të “Hollywood-it”. Karriera e tij daton që në dramat më të hershme amerikane, si ajo e vitit 1939, “On the Streets of New York”, deri tek projektet e shekullit të 21, si “Modern Family”

 

“Skena e madhe, nëse mund të them kështu, ishte rënia ime nga Statuja e Lirisë,” i tha Lloyd stacionit të radios publike Los Angeles KCRW në 2012.

Lloyd njihej gjithashtu si një burrë i përkushtuar i Hollywood-it. Ai ishte i martuar me aktoren Peggy Lloyd për 75 vjet, derisa vdiq në moshën 98 vjeç në 2011.

Linku: https://www.npr.org/2021/05/11/975986702/norman-lloyd-who-got-his-acting-start-during-the-new-deal-dies-at-106

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/