Jul Deda ka zbuluar planet e tij pas edicionit të zhurmshëm të Big Brother Vip.
Gjatë verës Juli pritet të vijë me një tur veror me ‘Stand Up Kommedi’ brenda dhe jashtë vendit.
“Më keni pyetur shpesh dhe jam pyetur shpesh, cilat janë planet në vazhdim. Siç e dini tani është sezon vere dhe emisionet janë pushim për një periudhë 3 mujore. Shumë shpejt do vendos se në cilin televizion do më shihni nga shtatori. Sigurisht është ana financiare por unë dua të bëj diçka të t’i pëlqejë të gjithëve”, u shpreh Juli.
Ai shprehet se gjatë verës, do të zhvillojë një tur me stand-up komedi, në Shqipëri ndoshta edhe jashtë shtetit.
“Sa i përket pjesës së verës, kam një “stand-up” që dua ta bëj në një tur aty ku më kanë mbështetur. Aty ku ka më shumë shqiptarë që duan të na mbështesin dhe takojnë”, tha ai.
Llinku:https://www.instagram.com/juldeda/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/juldeda/