Dashuri, dashuri gjithandej. Kjo ditë sikur ua hap sytë të gjithëve dhe iu thotë që të shprehin dashuri sa të mundin. Bekimi me dashuri është një nga gjërat më të mira në jetë.
Ajo ndodh aq papritmas por menjëherë fillon të bëhet pjesë e rëndësishme e qenies tënde. Një gjë shumë me vlerë në jetë është dhënia e dashurisë pa kushte ndaj partnerit.
Por kjo ditë nuk do të thotë të ketë dashuri vetëm mes çifteve, këtë ditë mund ta shfrytëzojnë edhe njerëzit që përçojnë dashuri mes miqëve dhe familjes.
Dua Lipës i është dhënë një dhuratë jo nga i dashuri i saj, por nga disa njerëz të dashur të “San Franciskos”.
Një kuti me kartolina plot të mbushura me fjalë të cilat mund t’i di vetëm Dua, ngase në video nuk mund të vërehet një gjë e tillë. Ajo ka zbuluar këtë dhuratë përmes një videoje në instastory.
Se a do të jetë kjo dhurata e vetme për Duan, do ta zbulojmë ndërkohë.
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdkoQJ6lq3P/?taken-by=dualipa