Home Sport Foli shqip, futbollisti shqiptar nxirret nga lokali
Foli shqip, futbollisti shqiptar nxirret nga lokali
0

Foli shqip, futbollisti shqiptar nxirret nga lokali

0
0

Ezgjan Alioski, futbollist shqiptar që luan me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, ka pësuar një incident aspak të këndshëm, vetëm për faktin se ka folur shqip.

Në një intervistë për “Klan Maqedonia”, ai rrëfeu se është nxjerrë jashtë një restoranti në Prilep të Maqedonisë, së bashku me familjen.

“Jam vërtet i irrituar me atë që ndodhi në Prilep. Shikoni, unë luaj për ekipin e kombëtares së Maqedonisë. Vij nga Anglia për të luajtur me gëzim për këtë ekip dhe ja çka përjetoj këtu.

Derisa unë me të afërmit e mi kemi biseduar në gjuhën amtare, unë nuk e  fsheh që jam shqiptar. Një njeri erdhi dhe më tha të largohesha nga restoranti vetëm sepse dëgjoi gjuhën që komunikoja me familjen time. Unë me të vërtetë nuk kam koment, uroj që kjo mos t’i ndodhë askujt” – tha Ezgjan Alioski.

Link: https://www.facebook.com/KlanMacedonia/videos/781905612203620/

Burimi i fotos: https://twitter.com/ezgjanalioski