Home Sport Sergio Ramos i jep fund beqarisë në një ceremoni madhështore
Sergio Ramos i jep fund beqarisë në një ceremoni madhështore
0

Sergio Ramos i jep fund beqarisë në një ceremoni madhështore

0
0

Kapiteni i Real Madrid, Sergoio Ramos, pas rreth 7 viteve bashkëjetese dhe 3 djemve me gazetaren Pilar Rubio, celebroi në martesë lidhjen e tij të gjatë.

Ceremonia u mbajt në katedralen më të famshme të Sevilla, që është qyteti i tij i lindjes. Mbi 400 të ftuar morën pjesë në dasmën e futbollistit spanjoll, ku nuk munguan edhe fytyra shumë të njohura të botës së futbollit. Ndërkohë në sy ra mungesa e ish sulmuesit të Real Madrid, Kristiano Ronaldos.

Kapiteni i Real Madrid, mbërriti i shoqëruar nga nëna e tij, ndërsa nusja Pilar Rubio, e cila vezullonte me fustanin e bardhë, u shoqërua nga babai.

Pas ceremonisë që zgjati rreth një orë, çifti falënderoi qytetarët e Sevilla për pritjen, por edhe përshkroi për median emocionet e ceremonisë.

Në dasmën e Ramos nuk lejoheshin të përdoreshin telefonët celularë. Vetëm për t’i dhënë kënaqësinë të ftuarve, Ramos ka paguar më shumë se 1 mln euro për grupin legjendar Australian, AC/DC, që të performojnë në dasmën e tij.

 

Link: https://twitter.com/DirectoABCSev/status/1139941081246814208/photo/1

Link: https://twitter.com/DirectoABCSev/status/1139935706883792898/photo/1

https://www.instagram.com/p/ByvnrvojnT0/

Link: https://www.instagram.com/p/ByvnrvojnT0/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Byvi2looygc/