Home ShowBiz Hana bën një muaj, moderatorja sjell foton më të bukur me të bijën
Hana bën një muaj, moderatorja sjell foton më të bukur me të bijën
0

Hana bën një muaj, moderatorja sjell foton më të bukur me të bijën

0
0

Moderatorja Brunilda Lahe u bë nënë e një vajze një muaj më parë.

Lajmin e dha vetë ajo, ku së bashku me dorën e vogëlushes zbuloi edhe emocionet e të bërit nënë për herë të parë.

Sot një muaj pas lindjes së saj, Bruna vjen me një tjetër portret të ëmbël dhe me një tjetër emocion edhe më të fortë.

Ajo pozon së bashku me të bijën e cila është e shtrirë me kurriz.

Në kokë ka një fjongo të bardhë dhe ngjan si një princeshë.

Krahas fotos moderatorja shkruan disa fjalë shumë të veçanta për të bijën, duke mos e besuar ende se sa shpejt kalon një muaj.

“Ti më ke rrëmbyer çdo qelizë e mendim aq sa nuk e kujtoj më sesi ishte dita e jeta ime përpara se të vije ti. Çdo përjetim këtë muaj ka qenë më intensiv, më i thellë, edhe lumturia, edhe shqetësimi, edhe frika… Ti po më mëson kaq shumë”, shkruan ndër të tjera moderatorja në foton e veçantë me vogëlushen.

https://www.instagram.com/p/B7YHcifga6S/

Link: https://www.instagram.com/p/B7YHcifga6S/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4nbOXTgmdX/