Home ShowBiz Nga Maldivet në Dubai, Ledri dhe Sara postojnë video së bashku
Nga Maldivet në Dubai, Ledri dhe Sara postojnë video së bashku
0

Nga Maldivet në Dubai, Ledri dhe Sara postojnë video së bashku

0
0

Ledri Vula e ka nisur 2020 në Maldive ku e kemi parë të postojë foto e video të shumta nga plazhet ekzotike të destinacionit më të preferuar të vipave.

Ai shoqërohej në këtë udhëtim nga partnerja e tij Sara Hoxha, e cila ka postuar gjithashtu foto e video të shumta po nga i njëjti vend.

Mbas Maldiveve ata i janë drejtuar një tjetër destinacioni që këtë vit u preferua shumë nga të gjithë personazhet e ekranit dhe të botës së artit pikërisht në Dubai.

Vetë këngëtari ka postuar një video ku ndodhet në një restorant në Dubai së bashku me Sarën, ndërsa në sfond dëgjojmë një prej këngëve të tij.

Ata të dy po kërcejnë dhe po këndojnë të lumtur nën tingujt e këngës dhe mund të themi se kjo është hera e parë që Ledri poston një video së bashku me Sarën.

Ndërkaq vetë Sara në instagramin e saj ka postuar disa foto ku tregon se ndodhet në Dubai në të njëjtin club ku ndodhet edhe Ledri.

Ata të dy po përfliten për një lidhje së bashku prej disa muajsh. Për herë të parë ata u panë bashkë në dasmën e vëllait të Gjikos në tetor të vitit që shkoi.

Sara

Link: https://www.instagram.com/ledrivula/https://www.instagram.com/sarahoxha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7WOO-RhMbJ/https://www.instagram.com/p/B6yEKMxnn3C/