Home ShowBiz Pas ndarjes nga Romeo, edhe Jonida e ka një mesazh…
Pas ndarjes nga Romeo, edhe Jonida e ka një mesazh…
0

Pas ndarjes nga Romeo, edhe Jonida e ka një mesazh…

0
0

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë vënë së fundmi në qendër të vëmendjes pas thashethemeve për një ndarje mes tyre.

Ajo që na bëri të arrijnë në këtë përfundm është fakti që ata të dy i fshinë fotot e përbashkëta në instagram, ndërsa pushimet e fundvitit i kaluan të ndarë secili me shoqërinë respektive në vende të ndryshme.

Me përjashtim të heqjes së fotove të përbashkëta dhe fshirjes së një tatuazhi dedikim për këngëtaren, ata të dy nuk kanë bërë reagime konkrete, megjithatë këngëtarja në një farë mënyre e ka shprehur opinionin e saj për njerëzit që frikësohen nga suksesi i dikujt.

Ajo ashtu si edhe Loredana ka shpërndarë në instagram një pjesë të një fjalimi të famshëm të Oprah Winfrey, gjatë së cilit ajo flet për natyrën njerëzore dhe për faktin që jo të gjithë të duan apo janë të lumtur për suksesin tënd.

Në fund të fjalimit Oprah ndan me të tjetët edhe një këshillë me vlerë për t’u rrethuar nga njerëz që qëndrojnë gjithmonë pranë jush dhe që ju mbështesin në çdo moment.

Kjo video dhe fjalët e Oprah janë konsideruar si fjalët më reale të thëna ndonjëherë dhe që tingëllojnë mjaft aktuale në çdo moment.

Të paktën të këtij mendimi janë miqtë dhe fansat e këngëtares të cilët nuk kanë nguruar të komentojnë poshtë videos së shpërndarë nga Jonida.

https://www.instagram.com/p/B7QfQhAnpqu/

Link: https://www.instagram.com/p/B7QfQhAnpqu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B36cjgznx1s/