Home ShowBiz Sara poston tortën unike të ditëlindjes, por asaj i mungon diçka e rëndësishme
Sara poston tortën unike të ditëlindjes, por asaj i mungon diçka e rëndësishme
0

Sara poston tortën unike të ditëlindjes, por asaj i mungon diçka e rëndësishme

0
0

Sara Hoxha feston sot 24 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast ka publikuar në instagram tortën e saj të veçantë.

Torta e saj është e gjitha e bardhë, sipër saj është Sara me dy fëmijët dhe qeni.

Ndërsa rreth e rrotull tortës janë katër zemra të kuqe, dy më të vogla dhe dy të mëdha.

Ashtu siç mund ta vëmë re të gjithë në tortën e Sarës mungon Ledioni, por Sara e ka një shpjegim.

Krahas fotos që ka shpërndarë në instagram ajo shkruan: “Suzan Miller thotë që ky vit do të jetë i bricjapit, por ka disa vite që është viti im. Ja si duket 24 ime dhe nuk mund të jem më krenare se kaq për jetën që po jetoj, Ledionin e kemi tek torta e darkës sepse nuk kishte vend”, shkruan Sara duke shpjeguar kështu edhe arsyen përse mbi tortë mungon Ledioni.

Sara dhe Ledioni janë martuar në gusht të 2018 në një ceremoni shumë të veçantë në liqenin e Comos në Itali.

Ata janë prindër të dy fëmijëve Londonit dhe Romanit i cili erdhi në jetë pak muaj më parë.

https://www.instagram.com/p/B7dIOtiHFa2/

Link: https://www.instagram.com/p/B7dIOtiHFa2/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bun-eYEgYXX/