Home ShowBiz Binjakët e Jennifer bëjnë 12 vjeç, këngëtarja poston e rrallë me vogëlushët e porsalindur
Binjakët e Jennifer bëjnë 12 vjeç, këngëtarja poston e rrallë me vogëlushët e porsalindur
0

Binjakët e Jennifer bëjnë 12 vjeç, këngëtarja poston e rrallë me vogëlushët e porsalindur

0
0

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez është bërë nënë e dy fëmijëve binjakë një djali dhe një vajze, të cilët një ditë më parë festuan 12 vjetorin e lindjes.

Jennifer ka postuar në instagram një foto të rallë të dy fëmijëve të saj, të porsalindur para 12 vitesh në një krevat, ndërsa ajo është duke i përkëdhelur.

Krahas fotos ajo shkruan: “E di që tashmë jeni 12 vjeç, por ju do të jeni gjithonë vogëlushën e mi. Gëzuar ditëlindjen arrat e mia të bukura të kokosit”.

Këngëtarja ka postuar gjithashtu në instagramin e saj edhe një video të shkurtër të festimeve për ditëlindjen e binjakëve, ku mbizotërojnë tullumbacat, detajet e veçanta, tortat dhe fytyrat e surprizuara të fëmijëve.

Këngëtarja pritet të lidhë kurorë së shpejti me partnerin e saj Alex Rodriguez me të cilin është në një lidhje prej disa vitesh.

Ceremonia e martesës së tyre pritet të mbahet brenda këtij viti dhe konsiderohet që tani eventi i vitit.

Alex kurorëzohet për herë të dytë, ndërsa Jennifer për herë të katërt.

https://www.instagram.com/p/B84sutcJCBV/

Link: https://www.instagram.com/p/B84sutcJCBV/

Link: https://www.instagram.com/jlo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B7r1G9zp-hw/