Home ShowBiz Dj Geek dhe Dafina rikthehen bashkë.. kjo foto dhe mesazhi nuk lënë vend për dyshime
Dj Geek dhe Dafina rikthehen bashkë.. kjo foto dhe mesazhi nuk lënë vend për dyshime
0

Dj Geek dhe Dafina rikthehen bashkë.. kjo foto dhe mesazhi nuk lënë vend për dyshime

0
0

Këngëtarja Dafina Zeqiri feston sot 31 vjetorin e lindjes.
Ajo ka shpërndarë në instagram një video ku fillimisht shfaqet duke festuar në ballkonin e shtëpisë, ndërsa më pas ka sjellë një përmbledhje të koncerteve të saj gjatë këtij viti.

Këngëtarja ndërkaq është vënë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të lidhjes dhe më pas ndarjes me DJ Geek.

Fillimisht ata u shfaqën shumë të dashuruar me njëri tjetrin, por vetëm pak muaj më pas duket se i dhanë fund lidhjes, pasi këngëtarja hoqi të gjitha fotot që kishte me DJ Geek.

Megjithatë duket se ata të dy vazhdojnë të kenë një raport shumë të mirë me njëri tjetrin.

Dj Geek ka vendosur ti dedikojë një urim special këngëtares me një foto ku ata pozojnë së bashku duke trokitur gotat.

“Në këtë ditë speciale, dua të ngre një dolli për ty dhe jetën tënde, Gëzuar ditëlindjen”, shkruan ai në foton e përbashkët të shpërndarë në instagram.

Ndoshta mund të jenë rikthyer sërish bashkë, ose ndoshta nuk janë ndarë asnjëherë, por pavarësisht kësaj ata vazhdojnë të kenë një raport shumë të mirë me njëri tjetrin.

Dj Geek

Link: https://www.instagram.com/djgeek/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3xAiUYF5DY/https://www.instagram.com/p/B8WiNj6hR-E/