Home ShowBiz Me video të rralla të postuara pa leje, ja si e uron Luana, Marinën për ditëlindje
Me video të rralla të postuara pa leje, ja si e uron Luana, Marinën për ditëlindje
0

Me video të rralla të postuara pa leje, ja si e uron Luana, Marinën për ditëlindje

0
0

Moderatorja Marina Vjollca ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen dhe me këtë rast nuk kanë munguar urimet nga miqtë, familjarët e fansat.

I veçantë ka qenë urimi i motrës së saj Luana Vjollcës e cila pa lejen e Marinës ka postuar disa video të veçanta nga udhëtimet apo festat së bashku.

Ato të dyja kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra tjetrën dhe këtë e kanë treguar edhe në rrjetet sociale me postime dhe dedikme për njëra tjerën.

“Gëzuar ditëlindjen gjysma ime. E falënderoj Zotin çdo ditë që më ka bekuar në çdo hap të jetës me ty, je e pazëvendësueshme.. je gjysma ime e jetës pa të cilën nuk do ta bëja dot. Po postoj ca nga budallalliqet tona pa leje. Të dua”, shkruan Luana krahas videove të përbashkëta ku duken shumë të lumtura në momente të lumtura së bashku.

Marina ka marrë gjithashtu edhe një urim special nga bashkëshorti i saj Getoar Selimi i cili me një foto shumë të veçantë ku pozojnë të dy bashkë, ndërsa shkruan: “Gëzuar ditëlindjen gruas që ende e bën zemrën time të rrah shpejt”, ndërsa i bën tag moderatores.

https://www.instagram.com/p/CAQ_VBoHv33/

Link: https://www.instagram.com/p/CAQ_VBoHv33/

https://www.instagram.com/p/CAQ9lP-nWJk/

Link: https://www.instagram.com/p/CAQ9lP-nWJk/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B68f78HHfRH/