Home ShowBiz Një raport për t’u patur zili, Elita zgjedh urimin më të veçantë për nënë e Gjikos
Një raport për t’u patur zili, Elita zgjedh urimin më të veçantë për nënë e Gjikos
0

Një raport për t’u patur zili, Elita zgjedh urimin më të veçantë për nënë e Gjikos

0
0

Elita Rudi nuk ka një raport të shkëlqyer vetëm me reperin Gjiko, por edhe me nënë e tij Lirien.

Ajo ka postuar herë pas here, foto dhe video nga momentet që kalojnë së bashku familjarisht dhe ku shihet qartë se sa të lidhura janë me njëra tjetrën.

Këtë herë ajo feston ditëlindjen dhe Elita përmes një kolazhi fotosh ku pozojnë së bashku, i dedikon asaj fjalët më të bukura.

“Jam kaq e lumtur që kam fituar jo vetëm një vjehrë pas martesës, por edhe një mikeshë shumë të mirë. Shpresoj që ditëlindja jote të jetë po aq spektakolare sa je dhe ti vetë. Të dua”, shkruan Elita në foton e postuar në instagram.

Ajo ka treguar kështu se ka një raport shumë të mirë me nënën e Gjikos dhe këtë e ka dëshmuar herë pas herë edhe vetë nënë e reperit me fotot e ndryshme që ndan në rrjetet sociale jo vetëm me Elitën, por edhe nusen e djalit tjetër, vëllait të Gjikos.

Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3aAmYLlej-/