Blero dhe Afrona kanë qënë kryefjala e mediave rozë kohët e fundit për shkak të jetës së tyre private.
Lidhja e tyre u vu re se ishte drejt krisjes muaj më parë, por asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar këtë fakt publikisht.
Së fundmi Blero ka qënë i ftuar në emisionin “T7” ku ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij profesionale.
Gjatë intervistës Blero u pyet edhe për lajmet e në lidhje me raportin me Afronën.
Ai tha se kjo temë ishte diçka personale që i përkiste vetëm atyre të dyve duke mos zbuluar kështu asgjë lidhur me situatën e tyre.
”Nuk mund të them asgjë. Thjesht është shumë personale. Dhe nuk kam koment në atë drejtim.
Sepse sa i përket kësaj pjesë çfarë mundem me u shpreh është se nuk kam pasur një të kaluar më parë të mirë, kam njëfarë fobie në këtë drejtim, dhe nuk dua të komentohem”,është shprehur ai.
Linku: https://fb.watch/eKaU5bAoSo/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcVWJhJtwct/?utm_source=ig_web_copy_link