Home ShowBiz Telashe në atdhe, Azet dënohet me gjobë për këtë arsye
Telashe në atdhe, Azet dënohet me gjobë për këtë arsye
0

Telashe në atdhe, Azet dënohet me gjobë për këtë arsye

0
0

Reperi i njour kosovar Azet është dënuar me një gjobë prej 5 mijë euro.

Gazeta Insajderi ka raportuar së fundmi se këngëtarit i janë ndaluar 18 mijë e 250 euro në pikën kufitare në Vërmicë të hënën e 22 gushtit.

Personat që ndodheshin në veturë kanë deklaruar se nuk kanë asgjë, por pas kontrolleve të kryera janë gjetur plotë 18 mijë e 250 euro të padeklaruara.

Vetura me të cilën u gjend shuma ishte me targa të Kosovës.

“Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es.

Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë.

Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Linku: Insajder

Burimi i fotos: : https://www.instagram.com/p/CgM8ugGNUrY/?utm_source=ig_web_copy_link