Home ShowBiz Çmendi të pranishmit, fansja shfaqet ‘topless’ në koncertin e reperit të njohur
Çmendi të pranishmit, fansja shfaqet ‘topless’ në koncertin e reperit të njohur
0

Çmendi të pranishmit, fansja shfaqet ‘topless’ në koncertin e reperit të njohur

0
0

Reperi me famë botërore, Sean Paul, admirohet nga miliona njerëz në mbarë globin.

Ai pëlqehet për këngët, bashkëpunimet e shumta dhe ndonjëherë edhe për theksin e veçantë, pasi është e vështirë të kuptosh se çfarë thotë.

Sean është mjaft i ndjekur edhe nga fansat në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria apo aktivitetet e tij muzikore.

Së fundmi, reperi i hitit “No Lie” ka publikuar disa imazhe nga koncerti i tij i fundit, në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Në një nga videot ai tregon momentin kur një fanse e tij është zhveshur tërësisht në pjesën e gjoksit, duke kërcyer ‘topless’ në koncert.

Ajo u komentua nga fansat si një “frymë e lirë”, teksa po kërcente dhe po argëtohej në koncert sikur të mos kishte njeri pranë.

Imazhet e shpërndara me 1.5 milionë ndjekësit e tij kanë bërë bujë në të gjithë rrjetet sociale.

Linku: https://www.instagram.com/p/ChpLBOsuiQj/?utm_source=ig_web_copy_link 

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdELhDsu55Y/?utm_source=ig_web_copy_link