Home ShowBiz U kritikua në rrjet për veshjen e njëjtë, Bardhi ua ‘mbyll gojën’ të gjithëve me përgjigjen
U kritikua në rrjet për veshjen e njëjtë, Bardhi ua ‘mbyll gojën’ të gjithëve me përgjigjen
0

U kritikua në rrjet për veshjen e njëjtë, Bardhi ua ‘mbyll gojën’ të gjithëve me përgjigjen

0
0

Këngëtari i njohur, Bardhi, së fundmi ka qënë i ftuar në emisionin “Më lërë të flas” ku ka ndarë mjaft detaje nga jeta e tij.

Mirëpo mes të tjerash ajo që ka rënë në sy ka qënë veshja që këngëtarit.

Të njëjtën veshje ai ka përdorur pak ditë më parë në dasmën e një miku të tij.

Ky detaj nuk mund t’u shpëtonte ‘kritikëve’ të cilët bënë virale një video duke bashkuar të dyja momentet e ndyshme të këngëtarit ku shfaqet me të njëjtat rroba.

Kjo gjë e ka irrituar paksa Bardhin, i cili e ka ripostuar videon në llogarinë e tij në Instagram duke i bashkëngjitur një shkrim me të cilin ua mbyll gojën të gjithëve.

Ti qe e ke postuar këtë po ta bëj qejfin vendosa me t’i thënë disa fjalë!
Mos mendo që me më përulur mua ose karrierën time pse e kam pas njëjtën veshje nje emision dhe një dasmën e një shokut tim. Unë nuk vi nga familje e milionerave dhe s’jam milioner ! Nuk besoj qe kam ndez prej rrobave se me një triko 10 € në videon time te pare “BETOHEM” e kam pas veshur! Po unë njihem për zërin tim respektin ndaj çdo njërit që m’ka bërë suport. Paratë qe i fitoj normal që nuk i kam ndarë me blerë 10.000 € rroba po ua kam nda nënës edhe babit për me bërë ndonjë shpi etj. Veç desha me t’u pergjigj se nuk ke fitu kurgjë me këtë video qe je munduar me më ofenduar se ti spaku as ftyrën as veshjen se ke treguar po kulturën. I pasur jam përderisa familja ime i ka krejt të mirat e zotit që ai ma ka dhuruar mua me iu ndihmuar. Edhe një gjë mos e harro multimilioner me qenë s’kam me e jetu jetën e milionerit kur e di qe veni jonë është shumë i varfër edhe çohem dhe flej me një rreth të tillë,”
shkruan këngëtari.

 

Linku: https://www.instagram.com/reel/CjlvnymjOQc/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cja02WCD2Em/?utm_source=ig_web_copy_link