Home ShowBiz Nga femra që ia ka marrë mendjen, tradhëtia dhe pjesëmarrja në BBV, Fationi nuk i kursen përgjigjet
Nga femra që ia ka marrë mendjen, tradhëtia dhe pjesëmarrja në BBV, Fationi nuk i kursen përgjigjet
0

Nga femra që ia ka marrë mendjen, tradhëtia dhe pjesëmarrja në BBV, Fationi nuk i kursen përgjigjet

0
0

Fation Kuqari ka qënë i ftuar së fundmi në emisionin “Top Arena”.

Përmes disa pyetjeve ai ka zbuluar disa të pathëna për të.

Faton Kuqari ka zbuluar se vazhdon të jetë single prej gati një vit edhe pse sipas tij një nga vajzat e emisionit “E diell” ia ka marrë mendjen me fizikun e saj.

I ngacmuar për më tepër informacion ai ka pohuar se i fillon emri me “D” dhe të gjithëve i shkoi mendja tek Dea Mishel.

I pyetur nëse ka tradhtuar në një lidhje romantike, Fation Kuqari u përgjigj:

“Kam tradhtuar, nuk di a jam tradhtuar apo jo. Besoj që nuk mund ta quaj gabim ose faj, por që ndodhi, s’kam çfarë ti bëj tani. Kam qënë edhe adoleshent, por tani kam vënë mend”.

Shumë dyshime ka lidhur me pjesëmarrjen e tij në BBV 2, për të cilën Fationi dha një përgjigje, e cila shtoi më shumë dyshimet.

 “E kam parë dhe unë por që mbetet për t’u parë. Të shohim”, tha ai duke shtuar dyshimet se edhe mund të jetë pjesë e spektaklit të njohur”, është përgjigjur Fationi.

Ndërsa i pyetur se kush është femra më seksi sipas tij, Fationi u përgjigj shkurt e prerë “Ana Kauri”.

Linku: https://youtu.be/lzwW53ke–s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ClRXV9fteTo/?utm_source=ig_web_copy_link