Home ShowBiz Rrjeti zien për cigare të dyshimta brenda shtëpisë së BBVK, sqaron të vërtetën Adriatik Kelmendi
Rrjeti zien për cigare të dyshimta brenda shtëpisë së BBVK, sqaron të vërtetën Adriatik Kelmendi
0

Rrjeti zien për cigare të dyshimta brenda shtëpisë së BBVK, sqaron të vërtetën Adriatik Kelmendi

0
0

Formati i shumëpritur “Big Brother VIP Kosova” ka tërhequr vëmendjen e publikun ende pa nisur mirë.

Së fundmi në rrjet kanë qarkulluar disa dyshime lidhur me cigaret që banorët po konsumojnë.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar drejtori i televizionit Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ku ndër të tjera ka sqaruar se disa përfaqësues të policies kanë realizuar disa biseda me produksionin e formatit dhe kanë konstatuar se bëhej fjalë për duhan të thjeshtë.

Reagimi i tij ka ardhur përmes një shkrimi të gjatë në llogarinë e tij në Facebook.

“Të dashur shikues, për ta hequr çdo dyshim lidhur me disa raportime të caktuara në media, të cilat kanë indikuar se banorët e Big Brother VIP Kosova mund të jenë duke tymosur cigare të dyshimta, bëjmë me dije se bëhet fjalë për duhan të mbështjellur.
Lidhur me këto dyshime, ne sot pasdite kemi pasur edhe një vizitë nga përfaqësues të Policisë së Kosovës, të cilët me urdhër të prokurorit, kanë zhvilluar biseda me persona përgjegjës të produksionit të spektaklit dhe kanë vërtetuar se bëhet fjalë për duhan. Konfirmojmë se nuk bëhet fjalë për bastisje, ose diçka të ngjashme.

Megjithatë, ne kemi marrë masa që të eliminohet krejtësisht nga hapësira e shtëpisë së spektaklit duhani i llojit të tillë, i mbështjellur, me qëllimin që të shmangim edhe sugjestionimin eventual se në këtë mënyrë po promovohen substanca të ndaluara.

Secili nga banorët e shtëpisë së BBVK kanë nënshkruar një kontratë shumëfaqëshe me produksionin, në të cilën nënvizohen gjërat e lejuara dhe të ndaluara për kohën sa qëndrojnë brenda këtij prodhimi televiziv, kurse ne si produksion do ta shtojmë vigjilencën që situata të cilat mund të sjellin keqkuptime të eliminohen për aq sa munden”, ka shkuar ndër të tjera në postim drejtori i Klan Kosova.

Linku: https://www.facebook.com/adriatik.kelmendi

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrothervipkosova/