Home ShowBiz E mbante të fshehtë prej kohësh, Rihanna na prezanton për herë të parë me të birin
E mbante të fshehtë prej kohësh, Rihanna na prezanton për herë të parë me të birin
0

E mbante të fshehtë prej kohësh, Rihanna na prezanton për herë të parë me të birin

0
0

Rihanna dhe Rocky, u bënë prindër për herë të parë në maj të këtij viti, por çifi ka zgjedhur ta mbajnë fëmijën e tyre larg vëmendjes së publikut dhe mediave.

Por mesa duket këngëtarja e njohur më në fund ka vendosur të na prezantojë me vogëlushin e ëmbël të saj dhe A$AP Rocky.

Rihanna ka postuar një video të së birit në llogarinë e saj në Tik Tok.

Ajo e ka titulluar klipin 45 sekonda, “i hakuar”.

Në video shihet djali i vogël i buzëqeshur i Rihannës teksa ajo e filmon atë të ulur në sediljen e makinës.

“Po përpiqesh të marrësh telefonin e mamit?”, pyet këngëtarja të birin, emri i të cilit ende nuk është bërë publik.

Më pas ai e merr telefonin dhe përpiqetta fusë në gojë ndërsa kjo video kaq e ëmbël rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve.

Fansat u vërsulën në seksionin e komenteve, duke lënë komente mjaft të ëmbla.

Linku: https://pagesix.com/2022/12/17/rihanna-gives-first-glimpse-of-son-with-aap-rocky/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ckgm4_8vJ7V/?utm_source=ig_web_copy_link