Home Lifestyle Parashikimi i motit, 5 janar 2023
Parashikimi i motit, 5 janar 2023
0

Parashikimi i motit, 5 janar 2023

0
0

Territori i vendit tonë do të vijoj të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë dominim të kthjellimeve në të gjithë Ultësirën Perëndimore dhe kalime të pakta të vranësiave në zonat malore gjatë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellin kalime të pakta vranësirash në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën perënimore. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: pexels.com