Home ShowBiz Të gjithë banorët në sherr, shkaku Valbona Mema
Të gjithë banorët në sherr, shkaku Valbona Mema
0

Të gjithë banorët në sherr, shkaku Valbona Mema

0
0

Spektakli i natës së sotme, ka nisur me një diskutim të zjarrtë.

Pas vendimit të Vëllait të Madh për të shkëmbyer një banorë brenda dhomës së izoluar me dy të tjerë nga shtëpia, Maestro është shprehur se nëse shkëmbehen mos të zgjedhin Valbonën pasi nuk kanë pse ta duan atë.

Ky fragment është parë edhe nga banorët e tjerë, madje Valbona është ndjer e ofenduar dhe ka kërkuar të sqarohet me Maestron gjatë Prime.

Ndërsa banorët janë përfshirë në debat, Maestro është pyetur nga Arbana pse ka zgjedhur të shprehet pikërisht kështu për këngëtaren.

Ky i fundit nuk ka dashur të japë sqarime duke këmbëngulur në faktin se dëshiron të këtë një raport të mirë me Valbonën ndaj s’dëshiron ta vazhdojë diskutimin.

Linku: Big Brother VIP

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/