Home ShowBiz Sot prindër të një djali, Dojna zbulon si ia ka rrëmbyer zemrën Vlashenti
Sot prindër të një djali, Dojna zbulon si ia ka rrëmbyer zemrën Vlashenti
0

Sot prindër të një djali, Dojna zbulon si ia ka rrëmbyer zemrën Vlashenti

0
0

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë një nga çiftet më të dashur për publikun.

Ata janë bërë prindër të një vogëlushi, të cilin e kanë quajtur Nolan Sol.

Moderatorja pas lidhjes së djalit është larguar për pak nga televizioni duke u përkujdesur plotësisht së birit.

Së fundmi Dojna ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit ku mes shumë pyetjeve, asaj i ka bërë përshtypje një që lidhet me partnerin e saj, këngëtarin Vlashent Sata.

“Çfarë të bëri të dashuroheshe me Vlashentin”, ka qënë pyetja nga një ndjekës i faqes së saj në Instagram.

“Gjëja e që më bëri të lidhesha me Vlashentin, ishte fakti që se është një person ekstremisht kreativ. Një person që nuk ta bënte asnjë ditë të ngjashme me tjetrën.

Mund të bisedoje me të deri në gjashtë të mëngjesit dhe nuk mërziteshe. Kishe ça dëgjoje dhe ça mësoje. Një person që më bënte shumë për të qeshur dhe më pas gjatë kohës që nisëm ta njihnim më mirë njëri-tjetrin zbulova që kishim të dy të njëjtin vizion për jetën.

Është një partner shumë mbështetës, të ndihmon të realizosh ëndrrat e tua, të stimulon të shohësh botën më gjerë dhe të ndihmon të hapësh ditare të reja. Një person tek i cili kam shumë besim”, është shprehur Dojna.

Linku: https://www.instagram.com/stories/dojnamema/3040171391341296257/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CkvwUXnNjQk/?utm_source=ig_web_copy_link