Home ShowBiz Një zarf i kuq për Oltën brenda shtëpisë së famshme, Efi parashikon ç’mund të ndodhë
Një zarf i kuq për Oltën brenda shtëpisë së famshme, Efi parashikon ç’mund të ndodhë
0

Një zarf i kuq për Oltën brenda shtëpisë së famshme, Efi parashikon ç’mund të ndodhë

0
0

Në shtëpinë e famshme ditën e djeshme ka ardhur një zarf i kuq për Olta Gixharin, i cili do t’i sjell asaj një avantazh në lojë.

Shkak është bërë një lojë nga vëllai i madh për banorët të cilët do të ndaheshin në dy grupe dhe do të qëndronin të lidhur me njëri-tjetrin.

Ndarja e grupeve është bërë nga Luizi dhe Olta të cilët gjatë spektaklit të kaluar janë shpallur të preferuarit e publikut.

Mirëpo që në nisje të lojës Ermiona, e cila ishte në grupin e Luizit ka hequr litarin duke i dhënë kështu fitoren grupit të Oltës.

Në gjithë këtë zhurmë, sigurisht nuk kishte si të mos mungonte një reagim nga Efi, e cila parashikon sipas saj ç’mund të ndodhin në spektaklin e së shtunës.

“Nuk më rrihet pa folur për atë zarfin e kuq. Kam të njëjtin ndjesi siç e kisha në momentin kur Dea fitoi atë lojën dhe kishte atë avantazh.

Parashikoj ose një Luiz shumë të acaruar dhe që do luaj shumë fuqishëm ose që do mërzitet shumë dhe që këtë nuk e dua absolutisht. Unë dua që çfarëdo llojë gjëje të ndodhi ne të jemi vetëm mee Luizin”, është shprehur Efi përmes një videoje në InstaStory.

Linku: https://www.instagram.com/stories/efi.dhedhes/3040185132844720531/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CoAvtDFIlAF/