Home ShowBiz Çfarë fshihet pas llogarisë ‘GoFundMe’, reagon kunati i Luizit
Çfarë fshihet pas llogarisë ‘GoFundMe’, reagon kunati i Luizit
0

Çfarë fshihet pas llogarisë ‘GoFundMe’, reagon kunati i Luizit

0
0

Kunatin i Luizit, Sokol Tahiri ka reaguar me një sqarim për GoFundMe që hapën për këngëtarin. Ai theksoi se kjo është kërkuar nga fansat dhe nuk është kërkesë nga familja për arsye financiare apo shëndetësore për Luizin.

‘E shikoj të nevojshme dhe të domosdoshme për ta sqaruar. E para, është kërkuar nga fansat në SHBA dhe jashtë Shqipërisë shumë kohë më përpara. Nuk është kërkuar kategorikisht nga familja as për arsye ekonomike as për ndonjë arsye tjetër. Është thjesht kërkesë e fansave të tij.

Disa media po e keqpërdorin këtë dëshirë të fansave të tij për të kontribuar me vullnetin e tyre të lirë. GoFundMe nuk është as për arsye shëndetësore, as për fatkeqësi, thjesht në Amerikë është një nga llogaritë më transparente, me emër, mbiemër dhe plotësisht e kontrolluar.

Duke parë kërkesat e mëdha menduam se 250 mijë dollarë është e duhura. Përderisa GoFundMe për ta hapur ka numra vendosëm këtë shifër. Këto para i menaxhon e motra, nuk është hapur nga unë. Është hapur nga nëna dhe motra e tij. Dhe kontrollohet deri kur të dalë ai.

Pasi të dalë Luizi nga BBVA, është vullneti i tij se çfarë do të bëjë me ato. Në emër të Luizit po abuzojnë shumë njerëz, edhe janë hapur shumë fondacione dhe gjëra të tilla të ngjashme, i vetmi i hapur nga ne është në Instagramin e Luizit, u shpreh kunati i Luizit.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=FawMX_3jUns

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/luiz.ejlli/

tags: