Home ShowBiz Çmendën rrjetin, Harry Styles dhe Emily Ratajkowski befasojnë me momentet pasionante
Çmendën rrjetin, Harry Styles dhe Emily Ratajkowski befasojnë me momentet pasionante
0

Çmendën rrjetin, Harry Styles dhe Emily Ratajkowski befasojnë me momentet pasionante

0
0

Këngëtari Harry Styles dhe aktorja dhe modelja Emily Ratajkowski u panë duke u puthur fundjavën e kaluar në Tokio, ku ai po festonte “Love On Tour”.

Pas koncertit të Harry Styles në Korenë e Jugut, u shfaq një video e këngëtarit duke puthur me pasion modelen Emily Ratajkowski duke qëndruar pranë një makine pa frikë se mos shihet nga publiku.

Thashethemet tashmë po qarkullonin për një romancë të mundshme të ish-anëtarit të One Direction dhe disa fansa theksuan se ishte me modelen, gjë e cila është konfirmuar këtë fundjavë. Ai e kishte rrëfyer tashmë dashurinë e tij për të në një intervistë për ‘Telehit’ në vitin 2014.

Në nëntor të vitit të kaluar, Harry i dha fund lidhjes së tij dyvjeçare me aktoren dhe regjisoren Olivia Wilde. Nga ana tjetër, Emily bëri kërkesë për divorc nga ish-i i saj Sebastian Bear-McClard në shtator. Ajo u pa në disa takime më pas me Pete Davidson, dhe lidhja e saj e fundit romantike ishte me komedianin Eric André.

Në podcast ‘High Low With Em Rata’, e famshmja tha se nuk po kërkon një lidhje serioze: “Unë jam përpjekur të takohem me burra rastësisht dhe ka qenë shumë e vështirë, sepse në thelb, sa herë që shkoj në një takim tjetër, të gjithë e dinë, kështu që djemtë e tjerë me të cilët jam takuar e shohin dhe nuk kam qenë aspak e lehtë”.

Linku: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-11902929/Harry-Styles-kisses-Emily-Ratajkowski-Olivia-Wilde-romance.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/harrystyles/ https://www.instagram.com/emrata/