Home ShowBiz E vunë në diskutim fitoren e tij, Stresi nuk i kursen ish-banorët e “BBVK”
E vunë në diskutim fitoren e tij, Stresi nuk i kursen ish-banorët e “BBVK”
0

E vunë në diskutim fitoren e tij, Stresi nuk i kursen ish-banorët e “BBVK”

0
0

Stresi është një nga reperët më të dashur dhe të komentuar të estradës.

Ai ka triumfuar duke rrëmbyer fitoren në edicionin e parë të “Big Brother VIP”.

Mirëpo pas përfundimit të këtij formati disa nga banorët kanë shprehur pakënaqësi lidhur me fitoren.

Stresi më në fund ka reaguar për këtë komente duke mos i kursyer fjalët për ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova” në InstaStory.

“Kam dëgjuar shumë fjalë pas “Big Brother VIP Kosova”, por nuk është problem, gjithmonë ai që humb ka me fol.

Por nëse jeni prekur prej meje dijeni që ju kam folur në gjuhën që ju jeni mësuar. Sado që hani m*t nëpër intervista mundeni me u kënaq por unë nuk kam folur akoma, as nuk do të flas se nuk ju jap rëndësi juve o meshkuj.

Ju jeni shumë poshtë, falënderojeni Klan Kosovën që ju dha mundësinë edhe aq. Sa për mua nëpër Prishtinë jam 24/7 besomni që nuk keni fytyrë të më dilni përpara sepse Prishtina ju votoi shumë dobët sepse ju njohin kush jeni. Kënaquni me aq sa keni merituar”, ka shkruar Stresi.

Linku: https://www.instagram.com/stresi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/stresi/