Home ShowBiz Kiara ‘ndëshkon’ Luizin pas daljes së tij të fundit, por pendohet shpejt
Kiara ‘ndëshkon’ Luizin pas daljes së tij të fundit, por pendohet shpejt
0

Kiara ‘ndëshkon’ Luizin pas daljes së tij të fundit, por pendohet shpejt

0
0

Kiara dhe Luizi vazhdojnë të jenë ende dy personazhet e momentit.

Prej disa muajsh ata kanë qënë kryefjala e mediave rozë dhe vëmendja vazhdon të kthehet menjëherë drejt tyre sapo publiku ngacmohet nga ndonjë lëvizje apo reagim i papritur.

Si Luizi ashtu edhe Kiara pas përfundimit të “Big Brother VIP” janë angazhuar brenda dhe jashtë vendit secili me projektet e tyre.

Së fundmi një lëvizje e papritur e Kiarës ka befasuar gjith rrjetin.

Në llogarinë e saj në Instagram gjatë pasdites së djeshme është konstatuar se moderatorja nuk e ndiqte më Luizin.

Fansat e çiftit e lidhën këtë veprim menjëherë me daljen e fundit të këngëtarit në emisionin e Meriton Mjekiqit.

Sipas tyre mesa duket Kiarës nuk i paskan pëlqyer aspak deklaratat e Luizit, ndaj e ka ‘ndëshkuar’ kështu.

Mirëpo gjatë një kontrolli më vonë vihet re se Kiara është penduar për veprimin e nxituar dhe e ka bërë sërish ‘follow’ këngëtarin.

Ende prej tyre nuk ka pasur reagim lidhur me këtë çështje.

Linku: https://www.instagram.com/kiaratito/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CtFTvrCrJCR/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==