Home ShowBiz Eni Shehu përballet me të papriturën, rrezikon jetën gjatë xhirimeve
Eni Shehu përballet me të papriturën, rrezikon jetën gjatë xhirimeve
0

Eni Shehu përballet me të papriturën, rrezikon jetën gjatë xhirimeve

0
0

Lei Kraja dhe Eni Shehu kanë nisur emisionin “Pushime On Top”, ku mesa duket ky i fundit është përballur me një incident të rrezikshëm.

Teksa xhironte bashkë me Lei Krajën në zonën e Shelegurit, në Ersekë Eni u përball me të papriturën.

Ai po vraponte me kalë dhe në një moment ky i fundit është trembur nga droni, ka devijuar dhe Eni nuk ka mundur ta kontrollojë.

Për rrjedhojë është rrëzuar, ndërsa skena është kapur edhe nga kamerat.

Ky moment është komentuar më pas nga ai dhe Lei, ku Eni është shprehur se ka shpëtuar për mrekulli dhe ka pësuar vetëm një dëmtim të vogël minimal.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CtRuIl6N-DV/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==