Lokali i reperit të njohur, Noizy sot është përfshirë për herë të dytë nga flakë të qëllimshme.
Ndonëse për incidentin e tillë disa javë më parë nuk ka patur një reagim nga reperi, ditën e sotme ky i fundit ka vendosur të reagojë.
Ai ka zbuluar për publikun personin përgjegjës për këtë ngjarje duke treguar se ky është një i afërm i tij, i rritur nga familja e reperit, por që më pas ai ndryshoi fe dhe u bë besimtar ekstremist.
Arsyeja e zjarrëvënies së qëllimishme kishte qënë sipas tij ndalimi i alkoolit dhe muzikës.
“Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime qe në fëmijëri, Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist, dhe kishte besime të forta se lokalet sduhet të shesin alkol dhe se muzika është haram.
Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrosit. Gjithsesi jeta vazhdon, unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë.
Uroj që Eraldo të bëhet më mirë dhe të kuptojë gabimin. Unë smund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë.
The beautiful “Zins Durrës” është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë.
Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro”, ka shkruar Noizy në një postim në llogarinë e tij në Instagram.
Linku:
https://www.instagram.com/p/CuERQWMM8ZE/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/Crte0Y7otPD/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==