Home ShowBiz Pete Davidson vendoset në qendër rehabilitimi, ja nga çfarë po vuan komediani i njohur
Pete Davidson vendoset në qendër rehabilitimi, ja nga çfarë po vuan komediani i njohur
0

Pete Davidson vendoset në qendër rehabilitimi, ja nga çfarë po vuan komediani i njohur

0
0

Pete Davidson është në rehabilitim pasi po lufton me çrregullimin e personalitetit dhe PTSD, thonë burimet për Page Six.

Komediani i “Saturday Night Live” po trajtohet në të njëjtin objekt në Pensilvani, ku shoku i tij i ngushtë John Mulaney kërkoi ndihmë për çështjet e alkoolit dhe drogës, thuhet.

Një mik i tij tha: “Pete shkon rregullisht në rehabilitim për ‘rregullim’ dhe për të marrë një pushim mendor, kjo është ajo që po ndodh”.

Gjendja e tij vjen disa javë pasi ai u detyrua t’i kërkonte falje kreut të shoqatës bamirëse të kafshëve PETA për shkak të fjalës së keqe të përdorur ndaj tyre.

Ai u akuzua gjithashtu këtë muaj për drejtim të pakujdesshëm pasi përplasi makinën e tij në një shtëpi në Beverly Hills.

Një burim i afërt i tha Page Six: “Kushdo që e njeh Pete e di se ai gjithmonë do të ngrihet dhe do të marrë ndihmë kur e di se ka nevojë për të.

“Ai ka shumë njerëz në rrethin e tij që e duan dhe e mbështesin dhe janë krenarë për të.”

Miku thotë se komediani, i cili ishte vetëm 7 vjeç kur humbi të atin zjarrfikës në sulmet terroriste të 11 shtatorit, “po merr një pushim të merituar në mënyrë që të mund të fokusohet tek vetja dhe të mësojë të merret më mirë me çështjet e huhatjes së humorit të tij.

Siç u zbulua Davidson dhe Wonders janë afruar gjithnjë e më shumë dhe miqtë thonë se ajo po i qëndron pranë.

Pas aksidentit të tyre, burime policore i thanë TMZ se nuk ka qënë droga apo alkooli burimi i aksidentit dhe Davidson nuk u arrestua.

Linku: https://pagesix.com/2023/06/28/pete-davidson-is-in-rehab-for-ptsd-sources/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CieDSBvsz7X/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==