Home ShowBiz I ati u nda nga jeta, Sara Gjordeni reagon pas lajmit të hidhur
I ati u nda nga jeta, Sara Gjordeni reagon pas lajmit të hidhur
0

I ati u nda nga jeta, Sara Gjordeni reagon pas lajmit të hidhur

0
0

Sara Gjordeni ka pasur një periudhë super të vështirë pas daljes nga Big Brother Vip. Ajo është përballur me një sërë sulmesh si për romancën me Bardhin dhe për jetën e saj familjare.

E së fundmi ajo është përballur me lajmin e trishtë të humbjes së të atit. Babai i saj është ndarë nga jeta e duket se një pjesë e ndjekësve nuk janë treguar njerëzor me Sarën as në një moment të tillë.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Sara ka reaguar:

“Dy fjalë për dashamirësit e mi përpara se të marr kohën time për tu qetësuar: Artur Gjordeni vuante prej mëse 20 vitesh nga një sëmundje e pashërueshme e stomakut. Këtë mund ta konfirmojë
lehtësisht çdo mjek i mundshëm i spitalit rajonal Berat pasi aty kurohej prej me shumë se dy dekadash rregullisht. Nëse nuk keni informacione mbi shkakun e tij të vdekjes, mos hidhni akuza absurde.
Shkaku i tij i vdekjes ishte demtimi i parikuperueshëm i stomakut dhe mëlçisë. Të afërmit e tij e prisnin këtë ditë prej muajsh…
Vërtetë ai nuk bëri asnjë përpjekje 27 vjet të ishte pranë meje, por ndarja e tij nga jeta duhet respektuar si nga Unë, ashtu edhe ju!
Për ata që hedhin vrer edhe në një ditë të tillë kaq delikate, kam vetëm dy fjalë nga shpirti:
Ju dalshin hakat e mia aty ku ju dhemb më shumë! Hallet e mia ju rafshin që nesër mbi kokë që vendosni të ma shtoni dhimbjen me akuza dhe ofendime!
Sara ka publikuar edhe një foto të Whats App teksa i jati nuk i është përgjigjur telefonatēs dhe shkruan;” Qofsh me Zotin Art”.

Linku:https://www.instagram.com/saragjordeni/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/saragjordeni/

tags: