Home ShowBiz Përplasen fizikisht, degradon situata mes Buçit dhe Erikës në Për’Puthen
Përplasen fizikisht, degradon situata mes Buçit dhe Erikës në Për’Puthen
0

Përplasen fizikisht, degradon situata mes Buçit dhe Erikës në Për’Puthen

0
0

Situata në Për’Puthen ka degraduar. Buçi dhe Erika janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin duke tronditur studion dhe publikun.

Buçi ka realizuar një takim me Klaudian por Erika duket se nuk e ka përballuar xhelozinë nga skenat e tyre të nxehta në takim.

Teksa i gjuan me shuplakë Erika i thotë Buçit: “S’ke të drejtë më ta përmendësh emrin tim, mos guxo!”

Buçi ka agravuar situatën më tej duke e kapur atë për fyti.

Kjo video ka marrë shumë kritika në rrjete sociale. Sjellja e Buçit është parë shumë aggressive në kamera dhe komentuesit pretendojnë se pa kamera mund të kishte ndodhur më keq.

Në atë moment të gjithë konkurrentët, moderatorja Megi Pojani dhe opinionistët e spektaklit kanë ngelur të shokuar nga veprimi i dyshes.

Linku: https://www.instagram.com/p/C5RGd1PtXFD/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/C5RGd1PtXFD/