Home Sport Eros Grezda tërhiqet nga futbolli
Eros Grezda tërhiqet nga futbolli
0

Eros Grezda tërhiqet nga futbolli

0
0

Eros Grezda është gjithmonë në fokusin e mediave si me jetën personale dhe atë profesionale.

Futbollisti ka marrë një vendim të rëndësishëm në lidhje me futbollin.

Grezda ka mbyllur bashkëpunimin e tij me klubin e Rudes në Kroaci.

Sulmuesi shqiptar la Partizanin në janar për t’u rikthyer në vendin ku jetonte prej vitesh, por duket se lëvizja e tij e rradhës në kampionatin kroat nuk shkoi aspak siç e priste.

Ditën e sotme, ai ka njoftuar në Instagram se ka marrë vendimin për të pushuar nga futbolli.

“Faleminderit Rudes për mundësinë dhe mirëkuptmin. Kam marr një vendim që për momentin të pushoj nga futbolli”, shkruan sulmuesi.

Linku: https://www.instagram.com/erosgrezda/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/erosgrezda/

tags: