Home Sport Vrapoi me bikini në fushën e lojës, UEFA gjobit modelen ruse
Vrapoi me bikini në fushën e lojës, UEFA gjobit modelen ruse
0

Vrapoi me bikini në fushën e lojës, UEFA gjobit modelen ruse

0
0

Vrapi i saj në fushën e lojës bëri xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale në vetëm pak minuta, duke rrrëmbyer vëmendjen e finales së Championsit.

Po flasim për tifozen seksi Kinsey Wolanski, e cila menjëherë ndërpreu për disa çaste ndeshjen kur u fut në fushë me kostum banjoje që promovonte kanalin pornografik të të dashurit Vitaly Zdorovetskiy, “Vitaly Uncensored”.

Megjithatë ky vrap i ka kushtuar modeles ruse, pasi për për futjen në fushë me rroba banjo, ajo është gjobitur me shumën 5 000 euro gjobë nga UEFA për faktin që hyri në fushë. Kësaj i shtohen 10 000 euro për publicitet jo të përshtatshëm në një event sportiv.

Një shumë e papërfillshme kjo për Wolanski, e cila ka fituar një famë të madhe në gjithë botën.

Burimi i fotos: https://twitter.com/KinseyWolanski7/status/1134969798398554113