Home ShowBiz “Nuk keni parë gjë akoma”, Marina sjell një tjetër promo të spektaklit, zbulohen detajet surprizuese
“Nuk keni parë gjë akoma”, Marina sjell një tjetër promo të spektaklit, zbulohen detajet surprizuese
0

“Nuk keni parë gjë akoma”, Marina sjell një tjetër promo të spektaklit, zbulohen detajet surprizuese

0
0

“Klanifornia show”, është spektakli që do të rikthejë në ekran Marina Vjollcën, pas dy vitesh mungesë.

Moderatorja do të drejtojë një spektakël që do të ketë pjesë të saj humorin, batutat dhe spektaklin.

Ajo ka postuar së fundmi një tjetër promo të emisionit ndërsa shfaqen me radhë aktorët që do të jenë pjesë e spektaklit.

Si fillim zbret nga makina Turi i cili thotë për mediat që e ndjekin: “ Nuk keni parë gjë akoma”.

Më pas ngjiten drejt Klan të gjithë aktorët e tjerë si Albano Bogdo, Visjan Ukcenaj, Olsi Bylyku, Delinda Disha dhe në fund Marina.

Moderatorja shfaqet e veshur me një kostum të bardhë me pamje perfekte, ndërsa thotë se ka për të qënë një spektakël i garantuar.

Ajo nuk ka publikuar ende datën se kur do të fillojë spektakli, por fansat mezi po presin ta rishohin Marinën në ekran.

https://www.instagram.com/p/B2oeoB8lvkw/

Link: https://www.instagram.com/p/B2oeoB8lvkw/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BdXysRgFWjA/