Home ShowBiz Sërish bashkë, Mozzik dhe Loredana kapen mat duke darkuar
Sërish bashkë, Mozzik dhe Loredana kapen mat duke darkuar
0

Sërish bashkë, Mozzik dhe Loredana kapen mat duke darkuar

0
0

Edhe pse Mozzik dikur ka folur qartë se nuk do të ketë kthim mbrapa sa i takon raportit të tij me Loredanën, duket se së fundmi gjërat kanë ndryshuar.

Reperi u shpreh i lëkundur që gjatë spektaklit “Shiko kush luan”, kur nuk preferoi të përgjigjet për pyetjen nëse do të rikthehej sërish me Lorin, ndërsa dikur shprehej i prerë që kjo nuk do të ndodhte.

Pas kësaj duket se ata të dy ndoshta e kanë rregulluar raportin dhe nuk është çudi që ti shohim sërish bashkë.

Këtë herë ata janë kapur mat në një lokal në Prishtinë ndërsa kanë qenë duke darkuar me njëri tjetrin.

Në një video të postuar nga një faqe fansash, ata të dy shihen pranë njëri tjetrit dhe nuk është çudi që të jenë rikthyer sërish, pavarësisht gjithë zhurmës që shkaktoi ndarja dhe gjithë çfarë erdhi më pas.

https://www.instagram.com/p/CGXj7SXHf-r/

Link: https://www.instagram.com/p/CGXj7SXHf-r/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFetusDlON7/https://www.instagram.com/p/CECGpU0jbYF/