Home Aktualitet E rëndë, COVID-19 i merr jetën legjendës së televizionit
E rëndë, COVID-19 i merr jetën legjendës së televizionit
0

E rëndë, COVID-19 i merr jetën legjendës së televizionit

0
0

Moderatori i njohur Larry King ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare.

Ai ishte i shtruar kohët e fundit në spital, në betejë me COVID-19 të cilën nuk ka mundur dot ta mposhtë.

Për shkak të procedurave anti Covid, tre djemtë e tij nuk kanë mundur dot të jenë pranë tij në momentet e fundit të jetës.

Larry King është një legjendë e televizioneve amerikane.

Ai numëron plot 63 vite karrierë në radio, televizion e media digjitale, me mijëra intervista, çmime e vlerësime të shumta për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në këtë fushë.

Gjatë jetës së tij Larry u përball me disa probleme shëndetësore duke nisur që nga problemet me zemrën si dhe një tumor në 2017.

Për 25 vite me rradhë ai drejtoi një nga spektaklet më të ndjekura në gjigandin CNN, “Larry King Live”

larry king

Link: https://www.instagram.com/p/B5EHS_wHpz9/

larry

Link: https://www.instagram.com/larrykingnow/