Home ShowBiz Krisja e miqësisë me Ilirin, Sabiani bën deklartën e papritur
Krisja e miqësisë me Ilirin, Sabiani bën deklartën e papritur
0

Krisja e miqësisë me Ilirin, Sabiani bën deklartën e papritur

0
0

Iliri dhe Sabiani krijuan një miqësi shumë të veçantë në “Big Brother VIP”, por që u kris me përfundimin e spektaklit.

Sabiani ishte i ftuar në emisonon “E Diell” në Top Channel ku ka folur rreth prishjes së miqësisë me Ilirin.

“E keni marrë në kontekstin e gabuar këtë gjë, kemi përfituar nga njëri-tjetri dhe realisht kemi qenë të dy së bashku aty dhe luftonim për njëri-tjetrin”- tha këngëtari

Para disa kohësh, Iliri u shpreh për miqësinë me Sabianin se:

“Mendoj që ne të dy i kemi dhënë shumë njëri-tjetrit, si brenda, edhe jashtë shtëpisë. Kur dikush bën për mua, di t’ia vlerësoj dhe ta rikëmbej pa ma kërkuar askush. Rëndësi ka kur miqtë dinë çfarë bëjnë dhe flasin në situata të ndryshme, për më tepër kur jemi në qendër të vëmendjes dhe para syve të publikut. Gjithsesi, mendoj që Sabiani është njëri nga ata që, nëse më ka qëndruar më afër një herë, i kam treguar që di ta vlerësoj dhjetë herë, si me fjalë, ashtu dhe me vepra.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=5Qtup91GV6I

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CXwmQSJoI42/