Home Sport Ndahet nga jeta sportisti i njohur, postimi i tij në rrjetet sociale përlot mijëra fansa
Ndahet nga jeta sportisti i njohur, postimi i tij në rrjetet sociale përlot mijëra fansa
0

Ndahet nga jeta sportisti i njohur, postimi i tij në rrjetet sociale përlot mijëra fansa

0
0

Sportisti i njohur, fitues i medaljeve të argjendit të Lojërave Olimpike, Alexandros Nikolaidis, u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi luftoi për dy vjet me një formë jashtëzakonisht të rrallë të kancerit të quajtur, Karcinoma NUT.

Pas vdekjes së tij është postuar nga familjarët një shkrim tepër prekës të sportistit ku flet për vuajtjet e këtyre dy viteve të fundit.

Nikolaidis shkruan për betejën e vështirë, për familjen, karrierën e tij si sportist dhe fëmijët.

“Më mbajtët në jetë më gjatë se sa kanceri im agresiv, më dhatë medaljet e artë duke më zgjatur jetën në një kohë shumë kritike kur vajza ime Eleanna ishte 3 vjeçe e gjysmë dhe nuk mbante mend asgjë nga mua. Ndërsa tani ajo është 5 vjeçe e gjysmë dhe do të më kujtojë, të paktën si një kujtim i largët.

Ajo do mund t’i tregojë vëllait të saj të vogël dhe do më mbajnë gjallë në zemrat e tyre përgjithmonë”,

“Kam pasur fatin të më dojë gruaja më e mrekullueshme në botë, dhurata ime nga Zoti, siç është emri i saj dhe të kem një familje të bukur”.

“Dëshira ime e fundit është që këto dy medalje të dalin në ankand dhe shuma e grumbulluar t’u jepet strukturave për fëmijë të zgjedhura nga familja ime”, ka përfunduar ai në postimin e tij.

Linku: https://greekcitytimes.com/2022/10/14/olympic-alexandros-nikolaidis/
Burimi i fotos: https://www.facebook.com/photo/?fbid=305810770917229&set=a.305810740917232