Home Sport Kryefjala e mediave të huaja, Mbappe në një romanc me modelen transgjinore
Kryefjala e mediave të huaja, Mbappe në një romanc me modelen transgjinore
0

Kryefjala e mediave të huaja, Mbappe në një romanc me modelen transgjinore

0
0

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe raportohet se është në lidhje me modelen transgjinore të Playboy

Mediat franceze dhe italiane kanë krijuar një zhurmë të madhe në rrjet për një romancë të re me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe me të dashurën e tij, modelen transgjinore Ines Rau.

Sipas raportimeve në media, futbollisti francez ka disa muaj që është në lidhje me Raun. Më parë ai ishte në një lidhje me aktoren Emma Smet, por pas ndarjes ka nisur romancën e re  me personazhin e famshëm transgjinor.

Botimi italian Corriere dello Sport raporton se çifti i dyshuar u pa së bashku në maj gjatë Festivalit të Filmit në Kanë. Që atëherë janë shfaqur fotot e Mbappe dhe Rau në një jaht luksoz së bashku me disa persona të tjerë. Mirëpo, në njërën nga fotot, Mbappe shihet duke ngritur në krahë modelen e kopertinës së Playboy-t.

Rau, 32 vjeç, lindi në Francë nga prindër algjerianë. Ajo iu nënshtrua një operacioni për ndryshimin e gjinisë kur ishte vetëm 16 vjeç dhe foli për herë të parë në publik kur ishte 24 vjeç.

Pretendimi i saj për famë është shpallur nga revista Playboy në nëntor 2017. Ishte një moment historik për publikimin e  komunitetit LGBT+, me Rau që ishte gruaja e parë transgjinore e parë që u shfaq në kopertinën e revistës së famshme.

Në vitin 2018, pasi fitoi famë, ajo publikoi një autobiografi të titulluar “Woman” dhe foli për operacionin e saj të ndryshimit të gjinisë. “Ndjej se shpirti im më në fund është i lirë sikur të ishte hapur dryni që më mbajti të mbyllur për kaq shumë kohë. Këtë herë jam plotësisht një grua,” tha ajo.

Mirëpo as Rau dhe as Mbappe nuk i kanë konfirmuar e as mohuar spekulimet për lidhjen e tyre.

Linku: https://www.ibtimes.co.uk/psg-star-kylian-mbappe-reportedly-dating-transgender-playboy-model-1704743

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CYSRQTOsjoC/?utm_source=ig_web_copy_link