Home ShowBiz A do t’i rikthehet sërish skenës? Ja çfarë ka ndodhur me jetën e Ponjës së ‘Portokallisë’
A do t’i rikthehet sërish skenës? Ja çfarë ka ndodhur me jetën e Ponjës së ‘Portokallisë’
0

A do t’i rikthehet sërish skenës? Ja çfarë ka ndodhur me jetën e Ponjës së ‘Portokallisë’

0
0

Aktorja dikur shumë e dashur për publikun shqiptar, Ervina Kotolloshi, e njohur në rolin e Ponjës në emisionin e humorit “Portokalli” prej vitesh është larguar nga ekrani.

Ajo prej një koheshumë të gjatë është zhvendosur për të jetuar në Paris së bashku me familjen e saj.

Së fundmi aktorja ka qënë e ftuar për një intervistë në lidhje direkte me emsionin “ABC e Mëngjesit” ku ka zbuluar shumë detaje nga jeta e saj private.

Gjatë intervistës Ervina theksoi se edhe pas kaq kohësh sërish e përndjek roli i Ponjës.

“Është një rol i mirë por dhe që më përndjek shumë sepse që kur jemi fëmijë themi dua të bëhem aktore si filanja. Dhe fakti që publiku më identifikon vetëm me atë personazh, më duket sikur cenohet një pjesë tjetër e imja për të cilën nuk flitet. Prandaj do të doja të më njihnin si Ervina.“, tha ajo.

Ervina foli gjithashtu dhe për familjen që ka krijuar. Ajo është bërë nënë e një djali.

Kam krijuar një familje këtu pas shumë vitesh. Për herë të parë kuptoj se çfarë domethënë se fëmija është drita e syve. Mendoja se kishte të bënte me shqisën por mendoj se është drita që na jep në sy.

Vetëm kur e provon se gjithë qenia jote sheh buzëqeshjen e një fëmije.“, shtoi ajo.

Ndërsa pyetjes se a do t’i rikthehet sërisht skenës ajo u përgjigj se asnjëherë nuk i dihet.

Nuk e mbyll atë portë. Është pjesë e rëndësishme e jetës që nuk e mbyll dot. Çështja është se sa përputhet propozimi me projektin tim personal dhe profesional. Duhet parë nëse përputhet me mua”, është shprehur aktorja

Linku: https://www.youtube.com/user/abcalbanian

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/c/TCHPortokalliArkiva