Home Sport Fansat të zhgënjyer nga fotoja e Cristiano-s dhe Mess-it, videoja që zbulon prapaskenat bën xhiron e rrjetit
Fansat të zhgënjyer nga fotoja e Cristiano-s dhe Mess-it, videoja që zbulon prapaskenat bën xhiron e rrjetit
0

Fansat të zhgënjyer nga fotoja e Cristiano-s dhe Mess-it, videoja që zbulon prapaskenat bën xhiron e rrjetit

0
0

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë çmendur rrjetin me një foto mahnitëse së bashku.

Dy rivalët afatgjatë e kanë shndërruar në moment ikonik këtë foto gjatë gjithë karrierës së tyre.

Të dy lojtarët janë përfshirë në fushatën e fundit reklamuese për markën e modës Louis Vuitton dhe janë fotografuar të ulur përballë njëri-tjetrit në një tabelë shahu.

Nuk janë të panjohur për t’u përballur me njëri-tjetrin, të dy legjendat duken të zhytur në lojën e tyre teksa vendosin zgjuarsinë e tyre në një tabelë të krijuar nga një valixhe e markës Louis Vuitton.

Mirëpo fansat e dyshes së sportistëve janë zhgënjyer nga ajo çka fshihet pas fotos së tyre.

Së fundmi në rrjet po qarkullon një video teksa zbulon prapaskenat e fotos së realizuar.

Të dy futbollistët kanë pozuar për firmën e njohur, por në video nuk shihen në asnjë moment së bashku.

Kjo gjë ka irrituar fansat të cilët dyshojnë se sportistët nuk janë takuar së bashku dhe madje fotoja sipas tyre është montazh.

Linku: https://youtu.be/6yKeRCJffBE

Burimet e fotos: https://www.instagram.com/p/ClJqW1ZtmIl/